Disa foto rrëqethëse tregojnë se përse është e rëndësishme që duart të lahen me kujdes dhe intensivisht gjatë epidemisë së koronavirusit të ri.
Autoritetet shëndetësore kanë inkurajuar britanikët që të lajnë duart për të paktën 20 sekonda në një nga mënyrat më efektive për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Edhe aktorja Kristen Bell ka shpërndarë këto foto shokuese të ndryshimit të pastërtisë së lëkurës – në varësi të kohës që i mbajnë nën trajtimin e sapunit dhe ujit. Aktorja e serialit Frozen thotë se nëna e saj i bëri fotot nën dritën ultraviolet për të treguar rëndësinë e higjienës. Duke shkruar në Instagram, aktorja Frozen tha që mamaja e saj i kishte dërguar asaj snapset e marra nën dritën ultraviolet për të nënvizuar rëndësinë e higjenës.
Në serinë e fotove tregohen duart e njeriut që shkëlqejnë në ngjyrë blu para se të lahen, ndërsa gjithashtu duket se thuajse nuk ndryshojnë ngjyrë fare pas një shpëlarje dhe shkundje.
Vetëm kur individi përdor sapun nis të dallohet ndryshimi dhe duart nuk shkëlqejnë më nga mikrobet blu.
Business Insider raporton që nëna e Bell ishte në gjendje të krijonte imazhet duke përdorur një dritë ultraviolet dhe një krem të quajtur Glo Germ.
Produkti xhel është fërkuar mbi duar si locion përpara se të ekspozohet në dritën UV, ku mund të tregojë një përhapje të simuluar të mikrobeve.
Kjo vjen pasi më shumë se 100,000 raste janë raportuar globalisht dhe më shumë se 3,400 vdekje./Motilokal.com

