Moti i ligë, përmbyten disa fshatra të Elbasanit

Moti i ligë, përmbyten disa fshatra të Elbasanit

Reshjet e mëdha të shiut që kanë gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë natës, kanë shkaktuar probleme të mëdha, duke përmbytur disa zona të bashkisë së Elbasanit.

Në Bradashesh, në Bujqës, Muriqan, ish-Uzina 12, ka patur përmbytje të tokave bujqësore. Edhe në Cërrik po ashtu ka patur parcela të përmbytura dhe uji, madje, ka krijuar depozitim edhe në disa lagje, por pa shkaktuar përmbytje të banesave.

Sipas njoftimeve shërbimi zjarrfikës dhe shtabi i emergjencave janë në terren, duke bërë largimin e ujërave./Motilokal.com