IKSHPK: Mbroni veten dhe të tjerët që të mos sëmureni!

IKSHPK: Mbroni veten dhe të tjerët që të mos sëmureni!

Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura.

Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është mbajtja e pastërtisë.

Instituti i Shëndetit Publik përmes disa këshillave rekomandon që të mbroni veten dhe të tjerët që të mos sëmureni, duke i zbatuar këto këshilla.

Larja e duarve me sapun ju mbron nga koronavirusi dhe nga sëmundjet ngjitëse!

Kujdes me shëndetin tuaj dhe të qytetarëve!

Shëndeti mbrohet nga çdonjëri duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit personal dhe të gjithë tjerëve!

Lani duart! Lehtë për tu thënë, po shpesh harrohet! Me larjen e duarve keni shpëtuar jetën tuaj dhe plotë të tjerëve!

Bëni një gjest të vogël lani duart në ruajtjen e shëndetit publik në këtë situatë të jashtëzakonshme të mbingarkesës së profesionistëve shëndetësor!

Me larjen e duarve keni kursyer miliona euro shpenzime të panevojshme të institucioneve shëndetësore!

Ju lutemi të na ndihmoni duke e ruajtur shëndetin tuaj dhe mjedisin tuaj ku jetoni!/Motilokal.com