Roboti i NASA-s sjellë pamje mahnitëse të planetit Mars

Roboti i NASA-s sjellë pamje mahnitëse të planetit Mars

Roboti “kureshtar” i NASA-s, që quhet pikërisht “Curiosity” ka kapur pamje mahnitëse të planetit Mars, ku po qëndron prej vitit 2012. E fundit është një foto panoramike e realizuar duke bashkuar më shumë se 1000 fotografi normale.

Ato u shkrepën nga roboti në nëntor të vitit 2019. Të gjitha fotot së bashku, përfshijnë 1,8 miliardë piksel. Një tjetër foto me kënd të mesëm për të prodhuar një panoramë me rezolucion më të ulët, me 650 milionë piksel.


Gjatë katër ditëve roboti realizoi fotografi nga mesdita në mënyrë që ndriçimi të ishte i njëjtë tek të gjitha fotot.

Panorama 1.8-Miliardë Pixel i Kuriozitetit

Sipas njoftimeve të NASA-s të dy fotografitë panoramike janë realizuar në Glen Torridon, një zonë pranë malit Sharp, të emërtuar kështu sipas malësisë veriperëndimore të Skocisë, ku ndodhen disa prej shkëmbinjve më të vjetër në botë./Motilokal.com