Në fundjavë do të kemi mot me reshje bore në viset malore. Ndërsa për ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavë në bukuritë e Kosovës, atëherë së pari mësoni si do të jetë moti.
Parashikimi i moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë me reshje bore dhe shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 5 °C.
Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe ditën e diele. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në -1 °C.
Ndërsa në Brezovicë do të mbajë paraditja me mot pjesërisht me re, ndërsa pasditja me reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 deri në 10 °C.
Edhe të dielën do të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të luhatën prej 1 deri në 3 °C.
Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi në mëngjes mot pjesërisht me re, kurse në mesditë dhe mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 7 °C.
E diela do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 3 °C. /Motilokal.com
