Një grafik tregon përhapjen tronditëse të koronavirusit vdekjeprurës që ka infektuar më shumë se 97,000 njerëz dhe ka marrë jetën mbi 3000 të tjerëve.
Koronavirus është përhapur në mbi 80 vende në të gjithë botën dhe grafika - e krijuar me të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit - tregon se sa shpejt është përhapur.
Ky virus së pari u përhap në provincën kineze Hubei dhe më pas vendet përreth dhe duke u përhapur edhe në vende të tjera të botës.
Për realizimin e grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi./Motilokal.com
