Fundjava me shi në Kosovë

Fundjava me shi në Kosovë

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të mbajë kryesisht me vranësira, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa priten edhe riga lokale shiu. Gjatë ditës pritet të kemi mot më të butë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Ndërsa të shtunën pritet të kemi mot me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

E diela do të mbajë mot me vranësira paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes./Motilokal.com