Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” po bëjnë kontrollin e të gjithë udhëtarëve për koronavirus, sipas protokolleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.
Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:
1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;
2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
3. Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.
5. Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit./Motilokal.com

