Kapriçot e motit! Fundjava me shi, mësoni si do jenë temperaturat në qytetet shqiptare dhe evropiane

Kapriçot e motit! Fundjava me shi, mësoni si do jenë temperaturat në qytetet shqiptare dhe evropiane

Vendi ynë për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë moti për nesër do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin, në orët e mesditës priten edhe reshje shiu.

Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

E shtuna do të vijojë të mbajë mot të vranët dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së diele. Temperaturat do të sillen prej9  deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të mbajë kryesisht me vranësira, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa priten edhe riga lokale shiu. Gjatë ditës pritet të kemi mot më të butë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Ndërsa të shtunën pritet të kemi mot me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

E diela do të mbajë mot me vranësira paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të mbajë me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut.

Ndërkaq të shtunën priten reshje të mëdha shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 9 °C.

Edhe të dielën do të vazhdojnë reshjet e shiut në Maqedoni. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 10 °C.

Moti për ditën e premte në Mal të Zi, do të mbajë paraditja me vranësira, ndërsa pasditja me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 13 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim jug-juglindjes.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditën e shtunë. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 10 deri në 12 °C.

Të dielën paraditja do të do të jetë mot me shi, kurse pasditja me vranësira. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 9 deri në 11 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të verilindjes. /Motilokal.com