Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bosnje-Hercegovinë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bosnje-Hercegovinë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktësisht në territorin e Republika Srpska, është konfirmuar rasti i parë i infeksionit me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Seranic në një konferencë për media.

“Bëhet fjalë për një punëtor që ishte në Itali dhe që u kthye në Banja Llukë. Ai u transferua në një qendër klinike. Gruaja e tij është negative, por fëmija është pozitiv për korona virus”, tha ministri, duke shtuar se mund të paraqiten më shumë raste.

Ministri Seranic u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes në higjienën personale. Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të enjten për të diskutuar situatën./Motilokal.com