Italia njoftoi se rastet e të prekurve me koronavirus kanë kaluar numrin me mbi 3000.
Komisioneri i Posaçëm për koronavirusin në Itali, Angelo Borelli, tha se të vdekurit sot janë shtuar me 28, duke e çuar totalin në 107, të dytët pas Kinës.
Italia ka parë t’i përhapet vrullshëm virusi në zonën veriore, pasi zbuluan pacientin e parë më 19 shkurt. Të mërkurën u raportuan 3089 raste.
Qeveria italiane njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin, deri më 15 mars, si masë për të ulur e për të kufizuar infektimin.
Por ka edhe nga ata që janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës. Sipas autoriteteve në Italia, janë 276 numri i pacientëve që kanë marrë veten duke mposhtur koronavirusin (116 më shumë se dje). Ndërkohë përqindja e vdekshmërisë në krahasim me numrin e të prekurve përllogaritet të jetë 3.4%.
Në Itali, janë prekur 19 rajone nga koronavirusi, i vetmi rajon që nuk ka shënuar të infektuar deri më tani është Lugina e Aostas.
Këtu është numri i të infektuarve (gjithsej) në rajone individuale:
1820 në Lombardi (+300 krahasuar me të Martën)
544 në Emilia-Romagna (+124 krahasuar me të Martën)
360 në Veneto (+53)
82 në Piemonte (+26)
84 në Marche (+23)
31 në Campania (+1)
26 në Liguria (+2)
38 në Toscana (+19)
30 në Lazio (+16)
18 në Friuli-Venezia Giulia (+5)
18 në Siçili (+11)
9 në Puglia (+3)
7 në Abruzzo (+1)
5 në provincën autonome të Trentos (+1)
3 në Molise (-)
9 në Umbria (+1)
1 në Provincën Autonome të Bolzano (-)
1 në Kalabri (-)
2 në Sardenjë (+1)
1 në Basilicata (-)
Nëpër Europë janë dhënë paralajmërime se virusi mund të përhapet edhe më shumë në ditët në vazhdim, në Britani e vende të tjera.
Franca, e cila ka numrin më të madh të rasteve në Europë pas Italisë, u bëri thirrje banorëve që të mos i japin dorën personave që të takojnë dhe të mos shkojnë në evenimente me grumbullime të mëdha njerëzish./Motilokal.com
