Arabia Saudite ndalon vendasit në kryerjen e Umres për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ndalon vendasit në kryerjen e Umres për shkak të koronavirusit

Pas ndalimit për shtetasit e huaj Arabia Saudite sot vendosi të ndalojë përkohësisht kryerjen e Umres edhe për vendasit për shkak të frikës nga koronavirusi i ri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

Sipas SPA, e cila citon një burim të lartë të Ministrisë së Brendshme thuhet se vendimi do të shqyrtohet vazhdimisht dhe zbatimi i tij do të pezullohet kur shkaqet e tij largohen.

Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e pelegrinëve që kërkonin të kryenin Umren për shkak të sëmundjes.

Pezullimi gjithashtu vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në qytetin e Medinës.

Umreja mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.

I zbuluar së pari në dhjetor në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 është përhapur në të paktën 73 vende./Motilokal.com