Stuhi të mëdha dhe tornado kanë goditur shtetin amerikan të Tennessee, duke shkatërruar të paktën 40 ndërtesa dhe duke bërë dëme të mëdha në kryeqytetin e shtetit, ku mbetën të vdekur 24 persona, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Sipas mediave të huaja, një nga stuhitë masive përfshiu qytetin Nashville, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke dëmtuar së paku 50 ndërtesa.
“Nata e kaluar na kujtoi se sa e brishtë është jeta”, tha kryetari i bashkisë së Nashville, John Cooper në një konferencë shtypi.
Lagje të tëra në qytet janë zhytur në errësirë për shkak të dëmeve të mëdha në infrastrukturë. Rreth 44 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Ka patur dëme domethënëse edhe në aeroportin lokal.
Shkollat e qytetit, gjykatat dhe linjat e transportit u mbyllën të martën për shkak të dëmeve./Motilokal.com
