Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi - re tymi dhe hiri ngritën deri në 6 kilometra në ajër

Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi - re tymi dhe hiri ngritën deri në 6 kilometra në ajër

Vullkani më aktiv në Indonezi, Mali Merapi, shpërtheu të martën duke krijuar një re masive hiri që u ngrit deri në 6 mijë metra lart në qiell dhe që mbuloi komunitetet përreth me pluhurin gri e detyroi edhe mbylljen e një aeroporti.

Mali Merapi është një nga vullkanet më aktiv në Indonezi, kurse një sërë shpërthimesh kanë ndodhur nga viti 2010 ku kanë humbur jetën rreth 350 persona.

Shoferët që hipnin nëpër retë gri të hirit.

Ndërsa shpërthimi më i fuqishëm daton në 1930, kur 1300 vetë humbën jetën. Vendi në Azinë juglindore, një arkipelag me më shumë se 17 mijë ishuj, ka rreth 130 vullkane aktive dhe ndodhet mbi unazën e zjarrit të paqësorit, një zonë shumë të destabilizuar gjeologjike, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të shpeshta dhe aktivitet të lartë vullkanik.

Një vullkan që hedh hirit në ajër.

Malet Merai në Java konsiderohen si atraksion turistik dhe mijëra njerëz nga e mbarë bota e vizitojnë çdo vit./Motilokal.com