Në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh

Në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh

3 Marsi është Dita Botërore e Jetës së Egër, ditë kur festohet larmishmëria e formave të jetës së egër të faunës dhe florës si dhe për t’u vetëdijësuar për të mirat e shumta që ne, njerëzit marrim nga ruajtja dhe mbrojta e tyre.

Me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë së paligjshme dhe moratoriumit të prerjes së pyjeve kjo ditë mund të festohet edhe në Shqipëri. Kjo ditë na kujton nevojën për të vazhduar ndërgjegjësimin dhe angazhimin kundër krimit mjedisor, i cili ka impakte të mëdha në ekonomi, mjedis dhe shoqëri.

Image may contain: text

Sistemi i Monitorimit të Faunës së Egër

Inventarizimi dhe monitorimi i Faunës së Egër është detyrim i ligjshëm shqiptarë dhe njëherësh proces konform Konventave dhe Protokolleve Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Për këtë qëllim prej dy vitesh Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), nëpërmjet 12 Administratave Rajonale të Zonmave të Mbrojtura (AdZM) të saj ka nisur punën për inventarizimin dhe monitorimin e faunës së egër. Ky proces ka nisur udhën me miratimin e udhëzimit të Ministrisë së Mjedisit dt. 11.2.2016 për miratimin e metodikave të regjistrimit të faunës së egër. Pas kësaj janë kryer trajnime të herë pas hershme të Rangersave të 12 AdZM-ve për mënyrën e mbledhjes së të dhënave, monitorimit, inventarizmit, përdorimit të GPS, etj. Ndërkohë është krijuar dhe Sistemi i Monitorimit të Faunës së Egër, i cili është elektronik. Në realizimin e gjithë këtij proçesi AKZM u mbështetet nga projekti i financuar nga BE-ja, NaturAL.

Image may contain: outdoor and water

Rangersat dalin në terren dhe mbledhin të dhëna për faunën e egër nëpërmjet vrojtimeve direkte, shënimit të gjurmëve dhe kamerave kurth, informacioneve për dëmtime të kafshëve shtëpiake, jashtëqitjeve të kafshëve të egra, etj. Sistemi i monitorimit përmban 4 formularë që duhen plotësuar nga Ranger-sat 1) Monitorimi i faunës së egër; 2) Kafshët dhe shpendët e egër të vrarë (të vrarë aksidentalisht, të shtypur nga automjetet dhe të asgjësuar nga njëri tjetrit); 3) Konfliktet e faunës së egër (dëmi që ato kryejnë në bujqësi dhe blegtori); 4) Aktivitete të paligjshme (gjuetia e paligjshme). Të gjitha këto të dhëna hidhen nga AdZM-të në një table të strukturuar. Çdo e dhënë regjistrohet me koordinatat e sakta të gjeoreferencuara (GPS). Të gjitha këto të dhëna hartëzohen dhe hidhen një database, e kthehen në pika në hartë që kur klikohen jepen të gjithë elementet mbi specien dhe vëzhgimin e bërë si emri i species, AdZM-ja që i përket, emri i Ranger-sit që ka hedhur të dhënën, data, ora e regjistrimit, mënyra e identifikimit, numri i individëve, emri i Zonës së Mbrojtur, emri lokal i zonës, kordinatat, etj.

Image may contain: swimming, water and outdoor

Në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh

Objekt i këtij inventarizimi fillimisht u caktuan 30 specie, të cilat janë parë si objekte gjuetie dhe disa të tjera si të kërcënuara apo të rëndësishme të mbrojtura nga Konventat ndërkombëtare, ratifikuar nga ne.

1. Ariu i Murrmë

2. Mace e Egër

3. Rrëqebulli

4. Lundërza

5. Dhia e egër

6. Kaprolli

7. Baldosa

8. Ujku

9. Çakalli

10. Derri i egër

11. Lepuri i egër

12. Dhelpra

13. Zardafi/Kunadhja gushëverdhë

14. Shqarthi/Kunadhja gushëbardhë

15. Kryekuqe e madhe

16. Kryekuqe qafë gjelbër

17. Grilla

18. Rosa Bishtëgjelë

19. Rosa e përhime

20. Sqepluga

21. Marsatorja

22. Shapka e Ujit

23. Bajza

24. Thëllëza e Malit

25. Pëllumb i Egër

26. Shapka

27. Turtulli

28. Shkurta

29. Lauresha

30. Pelikani kaçurrel

Image may contain: sky, outdoor, water and nature

Gjatë inventarizmit janë vënë re edhe 27 specie të tjera, prej të cilave janë përzgjedhur edhe specie për t’u inventarizuar gjatë këtij viti në habitatet e Prespës, Pogradecit dhe Liqenit të Shkodrës (ky proces realizohet me mbështetjen e GIZ) por edhe në lagunat bregdetare, ku mund të përmendim:

Image may contain: bird, outdoor, nature and water

1. Shqiponjën

2. Kryekuqja e Vogël

3. Mjellma

4. Karabullaku i Madh

5. Karabullaku i vogël

6. Pelikani Rozë

7. Çafka e Bardhë/Përhime

8. Flamengo

9. Pulëbardha

10. Dallëndyshja e detit./Motilokal.com