Kinë, 98-vjeçarja shërohet nga koronavirusi aty ku edhe u përhap

Kinë, 98-vjeçarja shërohet nga koronavirusi aty ku edhe u përhap

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se një grua 98-vjeçare që vuante nga koronavirusi, doli të dielën pas shërimit nga një spital në Wuhan.

Pacientja, e identifikuar si zonja Hu që jetonte në lagjen Jiang'an të Wuhan-it, kishte ethe në fillim të muajit të kaluar. Ajo u pranua dhe u transferua në Spitalin Leishenshan në Wuhan më 13 shkurt, së bashku me vajzën e saj 55-vjeçare, e cila gjithashtu ishte e infektuar nga virusi.

Sipas njoftimeve ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte një temperaturë 40 gradë celsius. Pasi iu dhanë ilaçe antivirale dhe kundër infeksionit ajo u vendos në një monitorim mjekësor 24-orësh.

"Shërimi i saj do të sjellë besim tek pacientët e tjerë që janë ende nën trajtim", tha Wang Xinghuan, drejtor i spitalit./Motilokal.com