Ka shkruar në 1.694 numri i personave të prekur nga koronavirusi deri më tani në Itali dhe rreth 34 persona kanë vdekur nga ky virus.
Ndërsa numri i të shëruarave nga koronavirusi ka shkuar në 83.
Kryeministri Giuseppe Conte firmosi dekretin e Këshillit të Ministrave i cili parashikon pezullimin e të gjitha manifestimeve dhe eventeve sportive deri në 8 mars; po deri në këtë datë pezullohen të gjitha aktivitetet shkollore; kinematë e diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura; do të lejohen ceremonitë fetare me kushtin që njerëzit të qëndrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit; rihapen muzetë dhe do të mbeten hapur bare, restoranteve e pub-e me kushtin që klientët të shërbehen në tavolinë.
Në Lombardi do të qëndrojnë të mbyllura palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore, qendrat sociale. Në disa provinca gjatë fundjavës, do të mbyllen dhe qendrat tregtare./Motilokal.com
