Java e parë e muajit mars në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
Moti për ditën e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 7 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Ndërsa e marta do të jetë mëngjesi me mot pjesërisht me re, kurse mesdita me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jug-juglindjes.
Dita e mërkure do të mbaj mot me shi. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 11 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes. /Motilokal.com
