Një person ka vdekur nga koronavirusi në Uashington të SHBA-ve, thanë të shtunën zyrtarët e shtetit të shëndetësisë, duke shënuar vdekjen e parë të raportuar në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump duke iu referuar të dhënave më të fundit pas vdekjes së parë të raportuar në SHBA tha se ajo ishte një grua mbi 50 vjeç dhe e me të dhëna mjeksore që tregonin rrezik të lartë për shëndetin.
Presidenti tha gjithashtu se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nesë preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet.
“SHBA ka ndërmarrë masat më agresive në historinë moderne për të përballuar përhapjen e kësaj sëmundjeje“, tha presidenti.
Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara llogaritet rreth 66 persona të prekur. Në të gjithë botën, numri i njerëzve të sëmurë nga virusi është rreth 83,000, dhe më shumë se 2.800 të vdekur, shumica e tyre në Kinë.
Shumica e infeksioneve rezultojnë në simptoma, përfshirë kollitjen dhe ethe, megjithëse disa mund të bëhen më serioze dhe të çojnë në pneumoni. Njerëzit e moshuar, veçanërisht ata me sëmundje kronike si sëmundja e zemrës ose mushkërive, janë veçanërisht të prekshëm. Zyrtarët shëndetësorë mendojnë se përhapet kryesisht nga pikat kur një person i infektuar kollitet ose teshtitë, të ngjashme me mënyrën se si gripi përhapet./Motilokal.com
