Vende në të gjithë botën po bëjnë përpjekje për të parandaluar një pandemi të virusit të gripit që tani ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz.
Ditë më parë Kina raportoi 508 të infektuar me koronavirus, pasi shpërthimi ka vazhduar të përhapet në pjesë të tjera të Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës.
Në Itali, autoritetet ka izoluar 12 qytete, duke anuluar ndeshje të futbollit si dhe ka mbyllur shtëpinë e famshme të operës La Scala.
Në Iran, qeveria tha se 15 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin, ndërsa pesë vendet fqinje - Iraku, Kuvajti, Bahrejni, Omani dhe Afganistani - raportuan rastet e tyre të para të infektuar me koronavirus, pasi kishin lidhje me Iranin.
Njerëz të veshur me maska mbrojtëse janë parë në parkun Ueno pas një shpërthimi të koronavirusit në Tokio, Japoni.
Zyrtarët qeveritarë japin maska si një masë parandaluese kundër shpërthimit të koronavirusit në Bangkok, Tajlandë.
Një police me maskë qëndron pranë dy pjesëmarrëseve të karnavalit në Venecia. Dy ditët e fundit të karnavalit u anuluan ndërsa rastet e infektuarve me koronavirus po rritën në Itali.
Pasagjerët dhe një anëtar i stafit të Vietnam Airlines veshin maska ndërsa prisnin të hipnin në aeroportin Danang.
Fëmijët irakian ecin pranë një shkolle fetare ku u zbulua rasti i parë me koronavirus në qytetin e shenjtë të Najaf.
Punëtorët spërkasin me dezinfektues si masë paraprake kundër koronavirusit në një treg në Bupyeong, Koreja e Jugut.
Një figurë që përshkruan koronavirusin kalohet rreth paradës së Rosenmontag në Duesseldorf, Gjermani.
Gratë iraniane me maska duke ecur në Pazarin e Madh në Teheran, Iran, pasi 15 persona u raportuan të vdekur nga koronavirusi.
Një farmacist tregon maskat mbrojtëse të fytyrës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të COVID-19 në Hagë, Holandë./Motilokal.com
