Erërat e forta heqin kulmin e shkollës në fshatin Prugovc të Prishtinës

Erërat e forta heqin kulmin e shkollës në fshatin Prugovc të Prishtinës

Që nga mëngjesi Kosova është përfshirë nga erëra të forta që kanë arritur shpejtësinë 28.8 kilometra në orë.

Nga era e fortë është hequr kulmi i shkollës “Nexhmi Mustafa” në Prugovc, të Prishtinës, ku si pasojë e fuqisë së erës, pjesë të shumta të kulmit gjenden në oborrin e kësaj shkolle.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale shihen pjesë të pullazit të shkollës në oborrin e shkollës./Motilokal.com