Kushteve atmosferike mbi vendin tonë pritet të përkeqësohet gradualisht. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të dendura përgjatë gjithë ditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut, ku do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu.
Në zonat bregdetare erërat pritet të jenë të forta, ku në Durrës era do të arrijë shpejtësinë deri në 12 metër në sekondë në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri do të mbajë paraditja i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.
E enjtja do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 6 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-juglindjes. /Motilokal.com
