Virusi i cili po tmerron botën është duke u përhapur më të madhe dhe shumë kompani mjekësore po punojnë për ta zbuluar vaksinën kundër COVID-19 të njohur si koronavirus.
Një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts po pretendon se është afër vaksinës së parë kundër koronavirusit.
Sipas njoftimeve të kësaj kompanie e cila bashkëpunuar me Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAD) dhe Qendrën e Hulumtimit të Vaksinave (VRC), thotë se testet janë kryer në uzinën Norwood, dyzet kilometra në jug të Bostonit.
Kjo kompani bën të ditur se vaksina tashme është e gatshme për t’u testuar edhe tek njerëzit.
Instituti pritet të fillojë provat klinike deri në fund të prillit në afro 20 deri në 25 vullnetarë të shëndetshëm, duke kontrolluar nëse dy doza të vaksinës janë të sigurta dhe do të shkaktojnë një përgjigje imune që ka të ngjarë të mbrojë kundër infeksionit.
Rezultatet fillestare të testit mund të jenë të disponueshme midis korrikut dhe gushtit. Ndërsa një vaksinë mund të dalë në treg jo më herët se në vitin 2021.
Imunologu Anthony Fauci, kreu i “Nih”, tha se përhapja e koronavirusit mund të ulet gjatë muajve të ngrohtë./Motilokal.com
