Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit të ri në këtë vend. Sipas njoftimeve zvicerane i infektuari me këtë virus është një 70-vjeçar, i cili u testua pozitiv në kantonin jugor të Ticinos, në kufirin me Italinë.

“Personi i infektuar ishte në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe mori pjesë në një ngjarje afër Milanos”, tha ministria zvicerane e shëndetësisë, në një deklaratë.

Njerëzit me të cilët ky person kishte kontakte janë futur në karantinë për 14 ditë.

Autoritetet zvicerane thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme, siç është mbyllja e shkollave.

Akoma "situatë normale"

Sipas FOPH, ky rast i parë nuk ndryshon vlerësimin e rrezikut në Zvicër. Aktualisht koronavirusi i ri paraqet vetëm një rrezik të moderuar për popullsinë, thonë zyrtarët e FOPH.

"Ne jemi akoma në një situatë normale", shtoi Strupler. Sidoqoftë, probabiliteti i rasteve të tjera që diagnostikohen po rritet. Institucionet mjekësore janë të përgatitur të bëjnë zbulimin e hershëm dhe testimin e rasteve të dyshuara.

Deri më tani, rreth 300 raste të dyshuara të Covid-19 janë testuar në Zvicër, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar, sipas ministrisë së brendshme./Motilokal.com