Frika nga koronavirusi, qytetarët boshatisin supermarketet në Itali [Foto]

Frika nga koronavirusi, qytetarët boshatisin supermarketet në Itali [Foto]

Pas shënimit të tri viktimave dhe më shumë se 150 persona të infektuar me koronavirus, Italia është kthyer në “shtetin e sëmurë" në Evropë.

Madje autoritetet kanë vendosur të ndërmarrin masa ‘drakoniane’ të tipit ‘Modeli Wuhan’ për të ndaluar përhapjen e virusit duke paralajmëruar arrestime për të gjithë ata që tentojnë të largohen nga rajonet të cilat cilësohen si “vatra infektimi”.

Shkollat dhe universitetet janë të mbyllura në të gjithë Lombardinë, për një javë. Po ashtu të njëjta masa janë marrë edhe në Veneto dhe Piemonte.

Baret, klubet e natës dhe institucionet argëtuese duhet të mbyllen sipas rregullave rajonale nga 18 në 6.00, ndërsa nuk do të ketë kufizime për restorantet.

Edhe monumenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masa paraprake deri më 25 shkurt.

Kjo situatë ka ngjallur frikë dhe panik tek populli, të cilët dynden drejt supermarketeve për të mbushur shportat e tyre të ushqimit, duke zbrazur raftet.

Në fotografitë e siguruara nga mediet vendase shihen raftet bosh të ushqimeve bazë dhe njerëz me maska që rrinë në radhë me karroca në supermarkete.

Të frikësuar nga zgjatja në kohë e periudhës së izolimit, qytetarët e Lobardisë kanë furnizuar shtëpitë e tyre me rezerva ushqimesh për të siguruar qëndrimin brenda shtëpisë për ditë të tëra.

Në një konferencë për shtyp kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se: “Aktualisht nuk ka masa për të kërkuar dhe pezullimin e Traktatit të Shengenit dhe veçanërisht lëvizjen e lirë të personave. Një masë drakoniane është aktualisht në vend dhe një mase tjetër nuk përputhet me nevojat e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve italianë.”/Motilokal.com