Një tufë e madhe karkalecash bllokuan trafikun në Bahrejn, pas një stuhie të fuqishme nga Arabia Saudite [Video]

Një tufë e madhe karkalecash bllokuan trafikun në Bahrejn, pas një stuhie të fuqishme nga Arabia Saudite [Video]

Një tufë e madhe karkalecash ndaluan trafikun në një autostradë kryesore në Bahrejn dje, pasi insektet arritën nga Arabia Saudite pas një stuhie të fuqishme.

Video tmerruese tregon insektet që qëndronin mbi xhamat e përparme të makinave, ndërsa qielli ishte errësuar prej tyre.

Raportohet se tufa e karkalecave kishte marrë drejtim të kundërt si pasojë e një stuhie, pasi fillimisht kishin qëndruar në Qassim, Meka dhe Riad.

Several also landed on the road and windscreens, forcing cars to slow to a standstill

Sidoqoftë, Departamenti i Bujqësisë dhe Burimeve Detare të Bahrejnit tha se nuk kishte "nevojë për panik" dhe se ata po monitorojnë karkalecat, raporton News of Bahrain.

Ndërsa ekspertët thanë se gjendja është nën kontroll, ndërsa shpërndarja e tyre konsiderohet të jetë bërë si pasojë e kushteve atmosferike.

The huge locust swarm began in east Ethiopia and central Somalia before spreading down into Kenya and Uganda

Kur autostrada u bllokua prej karkalecave, shumë nga shoferët ndaluan jashtë rruge, derisa situata të kthehej nën kontroll.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar një krizë humanitare. Vendet kanë vendosur aeroplanët për të spërkatur pesticide, madje Uganda ka nxjerrë ushtrinë e saj për t’i larguar këto insekte./Motilokal.com