Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ministria ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.
“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai po ashtu ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizimit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë./Motilokal.com
