Një shtetas malazez infektohet me koronavirus

Një shtetas malazez infektohet me koronavirus

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Ministria thotë se presin që shtetasi malazez të bartet nga anija në një spital në Japoni.

“Shtetasi malazez që ndodhet në anijen ‘Diamond Princess’ në portin japonez Jokahoma ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit”, thuhet në kumtesë.

“Për informacionet e reja të cilat kanë të bëjnë me atë se në cilin spital do të akomodohet i infektuari, opinioni do të informohet në mënyrë shtesë”, kumtoi MPJ-ja malazeze.

Udhëtarët e fundit nga kroçerja “Dajmond Princes” rezultatet e të cilit ishin negative, sot e lëshojnë atë anije, pasi u shpall fund i karantinës të vendosur më 3 shkurt.

Në anijen, në të cilën ka pasur 3,700 udhëtarë, e cila gjendet në karantinë në portin Jokahoma në Japoni, është shënuar numër i madh i rasteve të Kovid-19 jashtë Kinës, me ç’rast ai numër mbrëmë ishte 634 të infektuar./Motilokal.com