Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vende-vende priten edhe reshje të dobëta shiu.
Ndërsa për ata që ka vendosur ta kalojnë fundjavë në bukuritë e Kosovës, atëherë së pari mësoni si do të jetë moti.
Parashikimi i moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita mot i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -6 deri në -1 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
E diela do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 9 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.
Ndërsa në Brezovicë do të mbajë paraditja mot me vranësira, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 deri në 0 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriut.
Të dielën paraditja do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat parashihet të luhatën prej 0 deri në 11 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.
Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi në mëngjes mot me vranësira, në mesditë mot të pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -6 deri në -2 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
E diela do të mbajë mot të pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 9 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit. /Motilokal.com
