Çfarë kanë parashikuar meteorologët për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth?

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth?

Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas parashikimit të motilokal.com në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -4 deri në 2 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Të dielën do të mbizotërojë mot i kthjellët, por në mesditë pritet të kemi vranësira të pjesshme. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 9 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Theth do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 4 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e diele do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej -1 deri në 15 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit./Motilokal.com