Të notosh në plastikë/ Fotografja zbulon ‘Detin Plastik’ në Ishujt Karaibe

Të notosh në plastikë/ Fotografja zbulon ‘Detin Plastik’ në Ishujt Karaibe

Shumë shtete në botë po mundohen të ndalojnë plastikat me shpresën për të trajtuar problemin e ndotjes plastike. Problemi është aq i madh saqë shkencëtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për zvogëlimin e ndotjes.

Imazhe, tronditëse, të kapura nga fotografja Caroline Power, shihen mijëra qese plastike në bregun e ishullit Hounduran në detin e Karaibeve, gjë e cila po sjell efekte shkatërruese tek mjedisi dhe kafshët e detit.

Sipas saj madhësia e këtyre mbeturinave është rreth dhjetë kilometra dhe ndodhet në ishullin Roatan.

“Sidoqoftë, Roatan është një vend vërtetë turistik...Ishulli është qiellor dhe i njohur për plazhe të bukura”, tha ajo.  

Power dhe ekipi i saj lundruan për gati pesë milje. Ata panë sasi të pafundme pjata plastike, pirunësh dhe lugësh. Në mesin e mbeturinave kishte edhe sende më të pazakonta si një televizor, topa futbolli dhe furça dhëmbësh./Motilokal.com