Në Vlorë kapet një peshk i rrallë [Foto]

Në Vlorë kapet një peshk i rrallë [Foto]

Një peshk i veçantë është kapur sot në Rradhimë të Vlorës. Peshku i kapur në ujërat shqiptar i takon familjes së peshkaqenëve dhe njihet si peshku-gjalpë.

Quhet kështu pasi lëkura e tij është shumë e yndyrshme dhe zakonisht kur gatuhet në restorante lëshon shumë yndyrë.

Emërtimi i tij shkencor është Ruvettus Pretiosus, ndërsa në anglisht Oilfish.

Peshku peshon 41 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 190 centimetra.

Ngrohja globale ka ndikuar edhe në brigjet shqiptare dhe efektet po ndihen tek gjallesat nënujore më së shumti, pasi ky lloj peshku vjen në brigjet tona kryesisht gjatë ditëve të ngrohta të pranverës dhe verës.

Kapja e këtij peshku të rrallë në vendin tonë në stinën e dimrit tregon për një pranverë të hershme dhe ndikimet e ngrohjes globale e cila i bënë gjallesat nënujore të humbasin drejtimin./Motilokal.com