Virusi vdekjeprurës i njohur si koronavirusit, pothuajse ka paralizuar një ndër fuqitë më mëdha ekonomike por edhe ndotësin më madh Kinën.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi koronavirusi ka ndikuar që emetimet e dioksidit të karbonit të ulen për 25 për qind.
E gjithë kjo ka ndikuar për shkak të masave drastike në kontrollin dhe kufizimin e qarkullimit, për të frenuar epideminë, shumë fabrika kanë ndërprerë veprimtarinë ose punojnë me ritëm të ngadalësuar.
Në studimin e publikuar nga faqja e specializuar “Carbon Brief” thuhet se konsumimi i energjisë dhe emetimet e gazrave serrë kanë rënë me 100 milionë ton në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Ulja e konsumit të qymyrit dhe naftës tregon një ulje me të paktën 25 % të emetimeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekuivalente me 6 % të emetimeve globale gjatë kësaj periudhe”, theksohet në studim.
Po sipas studimit problem mbetet të dihet nëse ky ndikim do të zgjasë dhe se nëse do të ketë rikthim pas.
“Kur epidemia të nisë të zhduket, ka të ngjarë që të ketë një lloj ndotjeje hakmarrëse, me fabrikat që do të shtojnë prodhimin e tyre për të kompensuar humbjet pas mbylljes së tyre të zgjatur”, tha Li Shuo, zëdhënësi i Greenpeace në Kinë.
Një ulje e tillë mund të paraqesë, në vetvete, një rënie prej rreth 1 për qind të emetimeve vjetore të ekonomisë së dytë më të madhe në botë./Motilokal.com
