Pas stuhisë Kiara, Britania e Madhe është goditur nga një tjetër stuhi e quajtur Denis që ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka marrë jetën e dy personave një prej të cilëve është adoleshent.
Erërat e forta deri në 120 kilometra në orë dhe reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Britani.
Nga moti i ligë janë anuluar qindra flurime, ka patur vonesë edhe transportit hekurudhor.
Stuhia Dennis është konsideruar si post- stuhia e Kiarës që shkaktoi 13 viktima, të cilat 3 në Britani dhe preku Europën gjatë javës së shkuar dhe kësaj që po lemë pas. Në disa rajone kryesisht veriore stuhia Dennis është shfaqur në formën e borës dhe erërave të forta kurse në rajonet qëndrore dhe jugore, sidomos ato bregdetare është shfaqur në formën e përmbytjeve apo shirave të furishëm.
Ushtria britanike është nxjerrë në rrugë dhe po ndërton barriera për të ndaluar përmbytjet./Motilokal.com

















