Antarktida thyen rekord! Termometri regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Antarktida thyen rekord! Termometri regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Në Antarktidë temperaturat kanë thyer rekord, duke tejkaluar për herë të parë 20 °C.

Shkencëtarët në Antarktidë regjistruan temperaturën më të lartë prej 20,75 °C, duke thyer rekord prej 20 gradësh për herë të parë në kontinent, tha një studiues të enjten.

Studiuesi brazilian Carlos Schaefer i tha Agjencisë franceze të lajmeve (AFP) se “kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë”.

Por lajmet se kontinenti i akullt tani po regjistron temperaturat në 20 °C me mot relativisht të butë ka të ngjarë të nxisë më tej frikën për ngrohjen e planetit./Motilokal.com