E pabesueshme! Impala për mrekulli i reziston tufës së gepardëve [Foto]

E pabesueshme! Impala për mrekulli i reziston tufës së gepardëve [Foto]

Një impala ka bërë një arratisje të mrekullueshme duke i rezistuar sulmit të pesë gepardëve që e sulmuan në një rezervat natyror në Kenia.

Impala mashkull qëndroi disi në këmbët e tij ndërsa grabitqarët kërcenin mbi shpinë dhe me kthetrat e tyre përpiqeshin ta rrëzonin.

Por për mrekulli arrit të çlirohet prej tyre duke u larguar.

Sulmi u kap në një seri të mrekullueshme fotografish nga fotografi britanik Kevin Rooney, në rezervatin Naboisho.

Fotot tregojnë një nënë gepard , të quajtur Selenkei, duke sulmuar fillimisht impalën 70 kilogramëshe teksa më pas asaj i bashkohet katër të rinjtë e saj, që pa sukses dhe të dëshpëruar për humbjen e gjahut./Motilokal.com