Lajm i mirë, del nga karantina në Turqi studentja shqiptare

Lajm i mirë, del nga karantina në Turqi studentja shqiptare

Pas dy jave në karantinë dhe pas testeve negative në koronavirus ka dalë shëndosh e mirë studentja shqiptare Silva Doçi.

Studentja shqiptare ishte pjesë e 42 personve që u evakuuan nga Wuhani me një avion ushtarak drejt Ankarasë.

Ministri i shëndetësisë i Turqisë tha se asnjë nga individët, prej tyre 32 shtetas turq, gjashtë azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe një shqiptar, nuk kishin rezultuar të prekur me koronavirus.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, 42 personat ishin vendosur në karantinë për 14 ditë dhe tani janë larguar sot nga spitali", tha Fahrettin Koca.

Qytetarët tashmë të liruar nga karantina do të kthehen në vendet e tyre ditën e shtunë.

Ndërkohë Turqia është një vend i pastër sa i përket koronavirusit pasi ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të prekur brenda territoreve të saj./Motilokal.com