Koronavirusi vret 242 njerëz brenda ditës, duke e çuar numrin e viktimave mbi 1360

Koronavirusi vret 242 njerëz brenda ditës, duke e çuar numrin e viktimave mbi 1360

Vetëm ditën e djeshme kanë humbur jetën 242 persona nga koronavirusi në provincën kineze Hubei, duke e çuar numrin e viktimave mbi 1350.

Gjithashtu është shënuar rritje e madhe e numrave të të prekurve me virus, rreth 14,840 persona.

Hubei ka filluar përdorimin e një përkufizimi më të gjerë për të diagnostifikuar njerëzit – që përbën pjesën më të madhe të rritjes së rasteve.

Edhe pse më herët u raportuar për një numër të ulët të rasteve të reja, ditën e djeshme në Hubei është shtuar dhe numri personave të prekur nga ky virus.

Por rastet e reja dhe vdekjet në provincë kanë shtyrë numrin kombëtar të vdekjeve mbi 1.350 – me gati 60,000 infeksione në total./Motilokal.com