Vjeshta është sezon frymëzues, është stina ku natyra bie në gjumë dhe na dhuron ngjyra të bukura, për t’i parë dhe shijuar këtë kohë të veçantë viti.
Ani pse pa lumë, e ndërtesa të larta, Prishtina në stinën e vjeshtës ka marrë pamje krejt tjetër, është zbukuruar në këto ditë e ngrohta te tetorit.
Mbrëmjet dhe mëngjeset kanë filluar të freskohen, duke na njoftuar se vjeshta është tashmë këtu, kur ngjyra e gjelbër e pranverës dhe e verës ka marrë ngjyrë të verdhë, të artë dhe në ngjyrë kafe të pjekur, e të kuqe.
Kjo stinë na fal shumë ngrohtësi me ngjyrat e saj në sheshet e Prishtinës, duke dhuruar plot energji e shpirt.
Vjeshta mbetet një ndër stinët më tërheqëse dhe emocionuese për ata që dinë t’i shijojnë bukuritë̈ që kjo stinë dhuron çdo ditë në qytetin e Prishtinës.
/Motilokal.com
