Parashikimi i motit për këtë fillim jave në Shqipëri, ja si duhet të visheni

Parashikimi i motit për këtë fillim jave në Shqipëri, ja si duhet të visheni

Masat ajrore të qëndrueshme do të na shoqërojnë edhe gjatë ditës së hënë, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me diell dhe ngrohtë.

Ndërsa dita e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu e intervale me diell. Vende-vende reshjet e shiut do të jenë me intensitet të madh.

E mërkura parashikohet të jetë me intervale me diell, vranësira e riga shiu. Në orët e mbrëmjes priten reshje të dendura shiu.

/Motilokal.com