Kjo pije është vërtetuar se nxit humbjen e peshës, ul sheqerin në gjak dhe forcon imunitetin

Kjo pije është vërtetuar se nxit humbjen e peshës, ul sheqerin në gjak dhe forcon imunitetin

Çaji i kanellës është plot me përbërës që mund të ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të zemrës, lehtësimi i dhimbjeve menstruale, ulja e inflamacionit dhe niveleve të sheqerit në gjak, deri tek rritja e imunitetit. Sipas Healthline, ka shumë përfitime shëndetësore të bazuara në shkencë nga çaji i kanellës, prandaj rekomandohet që ta pimë sa më shpesh këtë pije të shijshme.

Para së gjithash, dietologët theksojnë se konsumimi i rregullt i çajit me kanellë kontribuon në humbjen më të shpejtë dhe më të lehtë të peshës, pra djegien e kalorive. Arsyeja është se kanella përmban sasi të mëdha të antioksidantëve që përveçse promovojnë humbjen e peshës, mbrojnë trupin nga shumë sëmundje si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Çaji i kanellës gjithashtu forcon imunitetin dhe na mbron nga sëmundjet dhe viruset e mundshme. Siç theksojnë dietologët, kanella ka një efekt të fortë anti-inflamator dhe falë kësaj ndikon pozitivisht në forcimin e imunitetit. Gjithashtu, kjo pije është vërtetuar se ndihmon në qetësimin e stomakut dhe lehtësimin e problemeve me tretjen, si dhe dhimbjet menstruale.

/Motilokal.com