I projektuar në mënyrë elegante, me dy krahë gjigantë të vendosur në pjesën e pasme. Kështu duket avioni supersonik i ndërtuar për t’i rënë planetit kryq e tërthor, pa e ndotur atë.
Në fakt, është dizajni për aeroplanin elektrik që nuk është ndërtuar ende, por të paktën ideja është hedhur.
Avioni me motor elektrik i dizajnuar nga Joe Doucet në Nju Jork, i cili u frymëzua nga udhëtimet e tij të shpeshta për të prodhuar diçka që nuk ndot ambientin.
Dizajni i Doucet, “Her0”, parashikon që motorët elektrikë të vendosen në fund të tij, ndërsa krahët të shërbejnë për të bërë ngritjen. Ana negative e idesë së tij është se udhëtimi do të zgjasë pak më shumë, rreth 20%, po për udhëtime të shkurtra dhe në distanca të mesme, nuk duhet të jetë problem madhor.
“Her0” është një nga disa konceptet e avionëve elektrikë që kanë dalë premierë vitet e fundit, pasi industria e aviacionit lufton me mënyrën se si të vazhdojë të rritet ndërsa përpiqet të zvogëlojë ndikimin e saj në mjedis.
Doucet thotë estetikisht se avioni duhet të jetë i dëshirueshëm, në mënyrë që njerëzit ta përqafojnë idenë./Motilokal.com


