Parashikimi i motit në Maqedoni për fundjavë

Parashikimi i motit në Maqedoni për fundjavë

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë freskët në mëngjes, me diell dhe ngrohtë gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Dita e shtunë do të jetë freskët në mëngjes, me diell dhe ngrohtë gjatë ditës me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

E diela pritet të mbajë në mëngjes freskët, me diell dhe ngrohtë gjatë ditës me vranësira të ulëta deri mesatare lokale dhe erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga perëndimi. Gjatë natës kah të hënës pritet depërtim i masës së ftohtë ajrore nga veriu, e përcjellë me erë të fortë veriore dhe rënie të theksuar të temperaturës sidomos në pjesët veriore.

/Motilokal.com