Këto aktivitete të papritura mund të shkaktojnë një atak në zemër

Këto aktivitete të papritura mund të shkaktojnë një atak në zemër

Ndryshimet në enët e gjakut janë shkaku kryesor i një ataku kardiak dhe ato mund të jenë njëlloj të pranishme në të dy gjinitë dhe në mosha të ndryshme.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe njohja e simptomave do t'ju ndihmojë të parandaloni këto sëmundje. Në mes të stresit apo gëzimit të tepërt, është e mundur të përjetoni një atak në zemër, por nuk mund të themi se janë shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Megjithatë, duhet të mendoni përpara se të bëni disa nga këto aktivitete.

Ngritja nga shtrati në mëngjes

Sulmet në zemër ndodhin më shpesh në mëngjes. Kjo është për shkak se truri juaj mbush trupin tuaj me hormone për t'ju ndihmuar të zgjoheni, por kjo i ngarkon zemrën tuaj shtesë. Ajo që mund të shkaktojë edhe atak në zemër gjatë zgjimit është dehidratimi, por edhe ngritja e papritur nga shtrati.

Mungesa e gjumit

Gjumi i rregullt dhe cilësor është i domosdoshëm për trupin e njeriut dhe nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të rrisni rrezikun e një ataku kardiak. Mungesa e gjumit mund të rrisë presionin e gjakut, por edhe të çojë në inflamacion. Gjumi juaj duhet të zgjasë të paktën gjashtë deri në tetë orë çdo natë, në mënyrë që të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ngrënia e tepërt

Është e qartë se një vakt i madh nuk mund të shkaktojë atak në zemër, veçanërisht nëse jeni një person që nuk rrezikohet nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, nëse jeni në grupin e rrezikut, një vakt i madh dhe i rëndë mund të rrisë nivelin e hormoneve dhe ritmin e zemrës, duke shkaktuar kështu një atak në zemër.

Përpjekje e papritur ose intensive

Të qenit në formë do ta mbrojë zemrën tuaj në planin afatgjatë, por stërvitja e tepërt mund të jetë e rrezikshme. Rreth gjashtë për qind e sulmeve në zemër shkaktohen nga sforcimet ekstreme fizike.

Shikimi i ndeshjeve

Luajtja e sporteve mund të shkaktojë një atak në zemër, por edhe shikimi i tyre. Sipas WebMD, një studim i vitit 2006 zbuloi se sulmet në zemër në Gjermani u shtuan gjatë Kupës së Botës.

/Motilokal.com