Ky është modeli më i ri i Skoda-s

Ky është modeli më i ri i Skoda-s

SUV-i elektrik më i fuqishëm i Skoda-s në një version të rifreskuar mirë fuqizohet nga 340 kuaj fuqi.

Një vit pasi kompania çeke e veturave prezantoi SUV-in elektrik Enyaq në versionin sportiv RS, edicioni më i fuqishëm iu nënshtrua një rifreskimi të mirë, i cili kryesisht solli me vete më shumë fuqi dhe një gamë më të gjatë të baterive.

Aktualisht, vetura më e fuqishme në gamën e përgjithshme të Skoda vazhdon të fuqizohet nga dy motorë elektrikë, një mbi çdo bosht, të cilët kombinohen për të prodhuar 340 kuaj fuqi, duke i dhënë SUV-së të rifreskuar me lëvizje me të gjitha rrotat (AWD) përshpejtim nga 0 në 100 km/ h në 5.5 sekonda, një sekondë më shpejt se versioni i mëparshëm RS.

Kapaciteti i baterisë (82 kWh) nuk është rritur, por Skoda pretendon se me motorët elektrikë të rikalibruar dhe softuerin e përmirësuar, diapazoni me një mbushje baterie është rritur nga 504 në 541 kilometra, ose 547 kilometra në versionin Coupé të Enyaq, të cilin ne preferojnë ta shohin si Kodiaq pa emetime CO2. Duhen tetë minuta për të ngarkuar bateritë litium-jon nga 10 në 80% në karikuesin 175 kilovat.

Së bashku me rifreskimin e modelit të Skoda-s, gjenerata e ardhshme e të cilit është paralajmëruar për vitin 2025, kanë ardhur edhe grafika e re në panelin e instrumenteve dixhitale, ekrani kryesor dhe sistemi i përmirësuar multimedial.

/Motilokal.com