Koha për mbjelljen e grurit dhe disa këshilla me rëndësi për fermerët

Koha për mbjelljen e grurit dhe disa këshilla me rëndësi për fermerët

Ministria e Bujqësisë e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se tashmë është koha ideale për mbjelljen e grurit.

Kjo ministri ka kërkuar nga fermerët që t’i kushtojnë rëndëis të madhe përdorimit të agroteknikës adekuate, përdorimit të farërave cilësore për mbjellje dhe harmonizimi të drejtë të racioneve ushqyese të bimëve sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit të tyre.

Njoftimi i plotë:

Po i afrohemi afatit optimal për mbjelljen e grurit. Duke pasur parasysh se në vendin tonë, gruri është një nga kulturat e cila kultivohet në sipërfaqe më të madhe, fermerët për të realizuar rendimente më të larta të grurit duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe përdorimit të agroteknikës adekuate, përdorimit të farërave cilësore për mbjellje dhe harmonizimi të drejtë të racioneve ushqyese të bimëve sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit të tyre.

Krahas kësaj, fermerët vendor prodhimin e grurit duhet ta mbështesin në zbatimin e teknologjive të reja kultivuese dhe në zbatimin e masave të përkujdesjes gjatë periudhës vegjetative konform kalendarit agronomik.

Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës, ju rekomandon, se tani është koha të mendoni për përgatitjen e tokës për mbjelljet vjeshtore, në këtë rast edhe kulturës së grurit.

Ju rekomandojmë që të përcillet koha dhe të gjeni momentin më të volitshëm për lëvrimin dhe përgatitjen e tokës varësisht nga lloji i tokës dhe vendi ku është planifikuar mbjellja.

Shfrytëzojeni kohen e volitshme që të përgatitni tokën për mbjellje të sipërfaqes së planifikuar për mbjellje.

Përmes lëvrimit me kohë dhe kualitativ të tokës për grurë mundësohet rritja dhe zhvillimi optimal, prandaj në procesin teknologjik të prodhimtarisë së grurit vlerë të madhe ka ndërmarrja dhe zbatimi kualitativ i lëvrimit të tokës.

Koha më e mirë për mbjelljen e grurit është periudha ndërmjet 5 dhe 30 tetorit madje edhe më vonë nëse lejojnë kushtet atmosferike.

Mënyra më e keqe e mbjelljes është mbjellja me dorë, për këtë arsye rendimentet zvogëlohen, andaj mbjellja duhet të bëhet me makinë mbjellëse. Po ashtu, fermerët duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e farës dhe plehut cilësor dhe të bashkëpunonjnë me ekspertet komunal dhe me ekspert të shitjeve të imputeve.

/Motilokal.com