A e dini pse duhet t'i lani bananet dhe shalqirin para se t'i qëroni?

A e dini pse duhet t'i lani bananet dhe shalqirin para se t'i qëroni?

Për shumicën prej nesh është e paimagjinueshme që të mos i lajmë frutat, lëvozhgat e të cilave i hamë më së shumti, por ajo që dihet më pak është se frutat, lëvozhgat e të cilave nuk i hamë, si bananet dhe shalqinjtë, duhet të lahen gjithashtu para se t'i qërojmë.

Ekspertët e sigurisë ushqimore thonë se frutat duhet të lahen edhe me lëkurë më të trashë. Tamika Sims, drejtoreshë e Këshillit Ndërkombëtar të Informacionit për Ushqimin, deklaron se bananet dhe frutat me lëvozhgë që nuk i hamë duhet të lahen nën ujë të pastër.

"Kjo është një praktikë më e mirë në trajtimin e sigurt të ushqimit për të minimizuar transferimin e papastërtive ose mikrobeve që mund të jenë në lëkurë në brendësi të frutave që keni ndërmend të konsumoni", thotë Sims.

Gjegjësisht, papastërtia mund të jetë e dukshme në lëkurë, por pesticidet ose mikrobet si salmonela nuk janë. Kjo është arsyeja pse Sims thotë se të gjitha ushqimet duhet të lahen para konsumimit dhe kjo vlen edhe për ushqimet nga bujqësia organike.

Lëvoret e bananes dhe produktet e tjera me një shtresë të trashë janë po aq të ndjeshme ndaj baktereve sa frutat dhe perimet më të buta me një lëkurë më delikate. Për shembull, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zbuloi listerinë dhe salmonelën në lëvozhgat e avokados.

Edhe pse është më e vështirë që bakteret të arrijnë brenda, në momentin që prisni frutin me thikë mund të kontaminoni pjesën e ngrënshme. Për këtë arsye është e nevojshme larja e çdo lloj fruti para konsumimit, sepse në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku i infektimit.

Frutat dhe në këtë rast edhe ushqimet e tjera, duhet të lahen ekskluzivisht nën ujë. Edhe pse kjo mund të tingëllojë e çuditshme, kohët e fundit ka pasur pamje në TikTok ku përdoruesit rekomandojnë larjen me detergjentë të ndryshëm, por mos e bëni. Nëse është më e vështirë për ju të hiqni njollat, mund të përdorni një peshqir kuzhine ose një peshqir letre.

/Motilokal.com