Media online Motilokal.com hap konkurs për punësimin e një kameramani.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të montojë, përgatit dhe vendos pajisjet përpara xhirimit, të cilat mund të përfshijnë trekëmbësh, monitorë, ndriçim, kablla dhe priza dhe kufje;
- Të ofrojë këshilla për mënyrën më të mirë për të xhiruar një skenë;
- Të planifikojë paraprakisht xhirimet me përpikëri;
- Ta studiojë skenarin;
- Të gjejë zgjidhje për probleme teknike ose të tjera praktike (për një transmetim të jashtëm, për shembull, kushtet e dritës natyrore duhet të merren parasysh gjatë xhirimit);
- Të jetë i përgatitur për të inovuar dhe eksperimentuar me ide;
- Të jetë i shpejtë në kryerjen e detyrave;
- Të marrë përgjegjësi në situatat kur vetëm një operator i kamerës është i përfshirë në xhirim;
- Të jetë i përditësuar me metodat dhe pajisjet e reja të xhirimit;
- T’i riparojë dhe mirëmbajë pajisjet;
- Të mbajë marrëdhënie të mira pune me anëtarët e tjerë të ekipit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën e mediave;
- Përvojë pune së paku një vit;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme teorike dhe praktike të përdorimit të kameras;
- Të ketë aftësi për të kryer me saktësi lëvizjet e kamerës;
- Të ketë aftësi për të kryer shumë detyra;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe për të udhëhequr dhe motivuar të tjerët;
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe jashtë orarit kur është e nevojshme;
- Të ketë vëmendje për detajet.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected] deri më 10.10.2023.
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.
/Motilokal.com
