Motilokal.com është media lider si më i vizituari në Europen Juglindore (Ballkan) me miliona vizita mujore në gjuhën shqipe për parashikimin e motit, shkrimet për ndryshimet klimatike, ambienti, shkenca.
Media online Motilokal.com çdo ditë e më shumë po rritet dhe po shtohet kërkesa për të rritur stafin dhe ka vendosur që të hap konkurs për punësimin e një gazetar/e.
Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarët:
- Përgatitja e shkrimeve/artikujve duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni;
- Marrja me përgjegjësi e punës dhe respektimi i afateve kohore, sipas kërkesave të portalit;
Kualifikimet për gazetare:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë;
- Përvojë pune një vjeçare si gazetar/e;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore të gjuhës shqipe;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected] deri më 10.10.2023.
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.
/Motilokal.com
