Regjistrohen temperatura rekord për muajin tetor në Evropën Perëndimore

Regjistrohen temperatura rekord për muajin tetor në Evropën Perëndimore

Një valë të nxehti me temperatura shumë të larta në nivele rekord është regjistruar në Evropën Perëndimore në ditën e parë të tetorit 2023.

Temperatura në zonat e Spanjës, Francës ishte deri në 10-12°C mbi nivelet normale për sezonin. Në vendet e mësipërme janë thyer qindra rekorde të temperaturës.

Më konkretisht, në Spanjë, në zonën Montoro të Kordobës, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 38.2°C, duke shënuar vlerën më të lartë të temperaturës në Spanjë për muajin tetor që nga fillimi i rekordeve në vend.

Në Francë temperaturat kaluan 35-36°C, ndërsa mbi 330 stacione meteorologjike kanë thyer ose barazuar rekordin e tyre të temperaturës për muajin tetor.

/Motilokal.com